Hidromorava

Kosova e oligarkëve rrëshqet në anarki

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Pasojat dramatike të një klase të korruptuar politike. Kriza merr përmasa frikësuese, nuk ka asnjë shenjë dialogu

Deputetë dhe analistë shprehen se duke marrë parasysh që Kosova në asnjë mënyrë nuk arriti ta vendosë sundimin e ligjit, atëherë nuk mund të flasim as për demokraci të mirëfilltë, as për shtet në të cilin vërtet funksionojnë institucionet e tij demokratike

Uji Dea

Vazhdimi pa rrugëdalje i kësaj krize politike dhe institucionale në vend, që nga shtatori i vitit të kaluar, pa shenja të dialogu politik për gjetjen e zgjidhjes, sipas përfaqë- suesve të politikës në vend dhe analistëve, po e rrezikon seriozisht demokracinë e brishtë në Kosovë.

Vlerësohet se vendi po rrëshqet në situatën ku sundon vetëm anarkia, antiligji dhe oligarkët, por jo edhe shteti i së drejtës për të cilin u luftua në Kosovë, për të pasur liri, demokraci dhe ligjshmëri- një shtet ligjor, por jo një shtet që është i kapur nga një grusht mafio-oligarkësh në të tri pushtetet e tejinkriminuara.
Deputeti i LDK-së, Adem Salihaj konsideron se duke marrë parasysh se Kosova në asnjë mënyrë nuk arriti ta instalojë shtetin e sundimit të ligjit, atëherë nuk mund të flasim as për demokraci të mirëfilltë, as për shtet në të cilin vërtet funksionojnë institucionet e tij demokratike. “Po ashtu, kemi një polarizim ekstrem të blloqeve politike pozitë-opozitë dhe një luftë të papajtueshme në mes tyre, deri në dëmtimin serioz të interesave vitale të shtetit tonë”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.