UBT

Xhenxhefili është në gjendje ta parandalojë kancerin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Xhenxhefili është njëra nga bimët më të fuqishme në botë. Studime të shumta shkencore kanë treguar se kjo barishte ka efekte antioksiduese dhe antiinflamatore, si dhe shumë vlera të tjera medicinale. Hulumtimet e fundit tregojnë se fuqia e xhenxhefilit konsiderohet për faktin se mund ta parandalojë dhe ta kurojë kancerin.

Xhenxhefili mund të bëjë këtë falë një kompleksi të veçantë në përbërjen e tij, përcjell “Zëri.info”.

Një përbërje që përmban 17 atome karbon, shogaol, i jep fuqi të tillë xhenxhefilit. Sipas studimeve të fundit shkencore, shogaoli i cili gjendet në xhenxhefil është dhjetë mijë herë më efektiv sesa kimioterapia. Përveçse është një vrasës i vërtetë i qelizave të kancerit, shogaoli nuk dëmton qelizat e shëndetshme në trup. Vlen të përmendet gjithashtu se xhenxhefili i papërpunuar ka një sasi më të madhe të përbërësit shogaol sesa xhenxhefili pluhur. Studimi mjekësor shkencor i kryer nga Universiteti Shtetëror i Gjeorgjisë gjeti se përdorimi i xhenxhefilit mund të zvogëlojë madhësinë e tumoreve të prostatës me 56 për qind.

Përfitime të tjera të xhenxhefilit

Të vjellat: Studimet tregojnë se xhenxhefili mund t’i trajtojë marramendjet dhe të vjellat, prandaj rekomandohet të përdoret në këto gjendje të organizmit.

ARKATANA

Dhimbja e muskujve: Duke marrë vetëm 2 gramë xhenxhefil në ditë për 11 ditë mund të zvogëlohet dhimbja e muskujve, sipas studimeve shkencore.

Sheqeri në gjak: Xhenxhefili ka fuqinë që nivelin e sheqerit në gjak ta mbajë në kufijtë më të ulët, gjë e cila redukton rrezikun e diabetit.

Kolesterina: Disa studime kanë treguar se xhenxhefili ul kolesterinën e keqe në organizëm, të ashtuquajturën kolesterinën LDL.

Truri: Xhenxhefili është një luftëtar i dëshmuar kundër shumë gjendjeve të pafavorshme të funksionit të trurit, siç është sëmundja e Alzheimerit./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.