“Ceni Company” ndërton shtëpi të re për familjen e Naser Hazirit
Gjilan – Të hënën është vendosur gurëthemeli i shtëpisë së re për familjen e Naser Hazirit nga fshati Zhegër. Hysen Hyseni pronar i kompanisë “Ceni Company” ka thënë se kjo familje shumë shpejt do të jetojë në shtëpi të re.
Naser Haziri ndihej i gëzuar të hënën pas fillimit dhe vendosjes së gurëthemelit të shtëpisë së re e cila është marrë përsipër që të ndërtohet nga kompania “Ceni Company”.
Në nisjen e grëthemelit i pranishëm ka qenë edhe Lutfi Haziri i cili ka thënë se ky është një rast i mirë dhe një gjest i madh i familje Hyseni që ka marrë përsipër që ta ndërtojë shtëpinë për familjen e Naser Hazirit.
Hysen Hyseni pronar i kompanisë “Ceni Company” që shoqërohej edhe nga vajza e tij Jehona Hyseni këshilltare nga LDK-ja ka thënë se kjo familje shumë shpejt pritet të jetojë dhe të vendoset në shtëpi të re.
Jehona Hyseni ndërkaq tha se familja e Naser Hazirit nga Zhegra do ta ketë mundësin që t`i hap dyert e shtëpisë së tij të re, të jetoj dhe ta gëzoj së bashku me familjen e tij.”Jam e lumtur që familja ime ka mundësi të ndodhet pranë familjeve skamnore deh atyre që kanë nevojë e përkrahje në momentet më të vështira” tha Jehona Hyseni./rajonipress/


