Të rinjtë vitias vetëdijesohen për mbrojtjen e tyre nga trafikimi me qenie njerëzore
Viti – Me qëllim të vetëdijesimit të rinjve për mbrojtjen nga trafikimi me qenie njerëzore, sot në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës“ në Viti ka filluar fushata e vetëdijesimit rreth kësaj çështje.
Kjo fushatë organizohet nga Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, konkretisht me bashkëpunimin e Policisë së Kosovës, Qendrës për Punë Sociale si dhe nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJDN) në Viti.
Përndryshe gjatë këtyre ditëve fushata do të mbahet kryesisht me nxënës të shkollave të mesme të kasave të 11-ta, ku para tyre do të mbahet një ligjëratë që do të ndikoj në mbrojtjen e të rinjve nga trafikantët me qenie njerëzore, mbi mënyrat e denoncimit tyre etj.
Sipas Ibadete Hysenit nga NJDNJ në Viti pasi foli mbi rëndësinë e kësaj fushate tha se me implementimin e saj pritet që të vetëdijesohen rreth 500 nxënës të shkollave të mesme në Viti./rajonipress/


