Aktakuzë kundër drejtorit të arsimit në Viti, Qahil Sahiti
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Qahil Sahitit drejtor i arsimit në Viti me arsyetimin se me dashje ka cenuar të drejtën e punësimit të dëmtuarës Luljeta Pira.
Në aktakuzën e ngritur nga Rozelida Hasani thuhet se Qahil Sahiti me datën 01.08.2015 në Viti, me dashje ka cenuar të drejtën e punësimit të dëmtuarës Luljeta Pira, nga Kllokoti në atë mënyrë që i njëjti ia mohon të drejtën në kushte të njëjta të dëmtuarës edhe pse konkursi ka qenë i shpallur për mësimdhënës për muzikë për 12 orë, ndërsa për lëndën përkatëse gjeografi nuk ka pasur fare konkurs, pa i zbatuar rregullat e konkursit pranon kandidatin tjetër Faik Ramadani.
Sahiti dyshohet për veprën penale “cenimi i të drejtave të punësimit dhe pa punësimit”.
I dyshuari ndërkaq e ka mohuar veprën duke thënë se ka vepruar sipas ligjit dhe konkursit të shpallur./rajonipress/


