Luta: Gjilani ka arritur ta unifikojë LDK-në dhe të gjitha copat e saj
Gjilan – Lutfi Haziri thotë se Gjilani ka arritur ta unifikojë LDK-në dhe të gjitha copat e saj, duke e kthyer besimin e qytetarëve. Mua më ka bërë nderë besimi plebishitar i gjilanasve ndaj meje dhe programit tim, i cili, do kohë të realizohet.
Haziri ka thënë se Gjilani është qendra më e madhe në juglindje, por ka qenë e përjashtuar prej investimeve. “Gjilani ka qenë Komuna më e padisiplinuar në Republikën e Kosovës shkaku i shpenzimeve enorme, kryesisht të luksit. Kemi paguar miliona euro borxhe të trashëguara nga të hyrat vetanake. Prioritet kryesor e kemi infrastrukturën nëntokësore, tretmanin e ujërave të zeza, ujin e pijshëm, sepse pas rregullimit të infrastrukturës nëntokësore ne mund të punojmë në ndërtimin e rrugëve” ka shkruar Haziri.
Haziri shpresat i ka tek qeveria e Austrisë dhe Zvicrës. “Programi me qeverinë e Austrisë, afro 12 milionë euro, do ta zgjidh këtë problem në qytet e fshatra, e ku përfshihet edhe zgjidhja e problemit të lumit “Mirusha”. Mjetet janë siguruar dhe kompania austriake është përzgjedhur. Programi i dytë, rreth 3 milionë euro, është me qeverinë e Zvicrës dhe programi i tretë i ndërtimit të rrugëve është me qeverinë e Kosovës dhe BERZH-in, për ndërtimin e rrugëve në qytet dhe rrugëve regjionale dhe në maj pritet të finalizohet projekti i madh i fillimit të Autostradës. Përfundimisht, ky vit dhe viti i ardhshëm do t’i tejkaloj parashikimet tona në investime në të gjitha resorët” ka shtuar Haziri./rajonipress/


