ARKATANA

‘Ilaçet’ shtëpiake, kundër erës së keqe nga goja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Majdanozi

Majdanozi është bima më e njohur e gjelbër që e largon erën e keqe nga goja. Por, si “ndihmë e parë” mund të shërbejnë edhe disa bimë të tjera. Menta, bima e dragoit, rozmarina, po ashtu mund të përdoren për t’u përtypur apo të zhyten në ujë të nxehtë dhe të pihen si çaj.

Jogurti

Niveli i lartë i sulfitit të hidrogjenit në gojë është njëri ndër shkaktarët e erës së keqe. Jogurti vepron ashtu që zvogëlon nivelin e kësaj substance dhe eliminon bakteret jo të shëndetshme. Ekspertët thonë se jogurti është preventivë e mirë kundër sëmundjeve të mishit të dhëmbëve, për shkak të vitaminës D që e përmban.

Image
Pemët dhe perimet “kërcëlluese”

Mollët, selinoja dhe karotat rrisin sekretimin e pështymës në gojë, e cila ka rëndësi për eliminimin e baktereve të këqij

Eco Higjiena

Xhenxhefili

Përpos që preferohet si ilaç për problemet me lukth, xhenxhefili është efikas edhe në luftë kundër erës së keqe të gojës. Mund të përgatitni preparat për shpëlarjen e gojës, ashtu që copat e xhenxhefilit të freskët i përzieni me limon dhe me ujë të nxehtë.

Vitamina C

Bakteret që shkaktojnë erën e keqe të gojës “e kanë armik të madh” vitaminën C, e cila ka rëndësi të madhe në parandalimin e sëmundjeve të gojës.

Uji

Edhe pse uji nuk mund t’ju ndihmojë në neutralizimin e erës së keqe, duhet që ta pini atë sa më shumë, si parandalim. Uji rrit prodhimin e pështymës, e nëse pas ushqimit nuk mund t’i lani dhëmbët, atëherë të paktën shpëlajeni gojën me ujë, për t’i larguar mbetjet e ushqimeve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.