Matoshi: Kamenica vend i tolerancës ndërfetare e ndëretnike
Kamenicë – Na nevojitet të punojmë pandërprerë edhe përkundër faktit se Kamenica është vend i tolerancës ndërfetare e ndëretnike ka thënë Fatmir Matoshi.
Është mbajtur takimi me Këshillin Komunal të Sigurisë në Bashkësi, ku u diskutua për Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie në Terrorizëm”, për planin e veprimit, vënia e kontakteve të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve edhe disa pika tjera.
Takimin e udhëhoqi Nënkryetari i Komunës z.Fatmir Matoshi. Pos anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të pranishëm ishin: Drejtori i Këshillit të Sigurisë së Kosovës me bashkëpunëtorët: Bekim Podrimçaku, Bledar Abazi, Kujtim Bytyqi dhe Tafil Meha, dhe përfaqësuesi nga Ministria e Punëve të Brendshme z.Labinot Sadiku.
Matoshi i njoftoi të pranishmit në pika të shkurta për strategjinë për të cilën tha se është një dokument shumë i mirë i cili na përcakton aktivitetet të cilat duhet të merret komuna në strategji secili mund ta gjej vetën aty dhe duhet ta jap kontributin e tij. “Na nevojitet të punojmë pandërprerë edhe përkundër faktit se Kamenica është vend i tolerancës ndërfetare e ndëretnike” tha nënkryetari Matoshi.
Bekim Podrimçaku për takimin e sotëm tha sot kemi ardhur vetëm t’iu njoftojmë me strategjinë të cilën e kemi formuar të parët në rajon qëllimi i strategjisë është parandalimi, nga faza fillestare e devijimeve të individëve të ndryshëm prandaj duhet një bashkëpunim me pushtetin lokal i cili është më afër qytetarit për të siguruar informacione.
Bashkëpunimi duhet të ekzistoj me Këshillin e Sigurisë së Kosovës vënia e kontakteve dhe bashkëpunimi dhe koordinimi e shkëmbimi i informacioneve.
Për planin u tha se është një plan gjithëpërfshirës ku marrin pjesë shumë faktor shoqëror dhe secili në fushëveprimin të jap kontributin.
Në ketë strategji nuk është fjala vetëm luftimi i ekstremizmit fetarë, por për të gjitha llojet e ekstremizmave. Komuna duhet ta realizojnë pjesën e cila ka të bëjë me pushtetin lokal ndërsa në mungesë të mjeteve për realizimin e aktiviteteve të parapara ajo duhet të përgatisë projekte të cilat i dorëzohen Këshillit të Sigurisë së Kosovës./rajonipress/


