ARKATANA

Mikullovci: Ja kur do ta thërras seancën e radhës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Pa marrë një lajmërim se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka numrat për ta bërë Qeverinë dhe për ta zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, nuk do të thirret seancë konstituive.

Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci ka thënë për “Indeksonline” se deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga PAN-i.

“PAN-i ka përparësi. Nëse më lajmëron se i ka numrat, atëherë e thërras seancën. Unë personalisht nuk kam marrë ndonjë kërkesë nga ta. Nuk varet nga unë se kur e thërras seancën sepse pa më lajmëruar se dikush e ka numrin për ta formuar Qeverinë me gjithë Kryetarin e Kuvendit, nuk mund të thërras seancë”, ka thënë ai.

Sipas Mikullovcit, ky proces vetëm sa po zvarritet më shumë dhe po shkon drejt zgjedhjeve të reja parlamentare. Andaj, thotë ai, do të ishte më e arsyeshme që zgjedhjet komunale të 22 tetorit dhe ato parlamentare të mbaheshin po në këtë ditë.

Mobi Casa

“Pa u zgjedhë Kryetari i Kuvendit dhe zëvendësit e tij nuk mund të shkojmë përpara asnjë hap. Zhagitje ka sa të duash. Sipas situatës, do të kemi zgjedhje të reja, do t`i kalojmë zgjedhjet lokale dhe do kemi zgjedhje të reja. Unë po i frikohem kësaj, ndoshta nuk do të ishte keq që me këto zgjedhje lokale të ishin organizuar edhe zgjedhjet e reja, por nuk e kanë menduar këtë variant”, është shprehur ai.

Tutje, Mikullovci ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014, sipas të cilit Kryetari i Kuvendit zgjedhet nga subjekti fitues i zgjedhjeve.

Sipas tij, është pikërisht ky vendim arsyeja që vendi gjendet në një ngërç politik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.