Hidromorava

PAN: Kuvendi dhe Qeveria, në fillim të shtatorit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Xhavit Haliti, zyrtar i lartë i PDK-së, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës do të mbahet në fillim të shtatorit, me ç’rast do të konstituohet Kuvendi dhe do të votohet Qeveria e re.

Seanca konstituive, e nisur qysh më 3 gusht, pritet të vazhdojë në pjesën e parë të muajit të ardhshëm (shtator).

Kështu së paku kanë deklaruar përfaqësuesit e koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN), të cilët kanë bërë të ditur se në javën e parë të këtij muaji mund të votohet edhe Qeveria.

Por pavarësisht se Kadri Veseli, i nominuari i PAN-it për kryeparlamentar, nuk gëzon përkrahjen e dy blloqeve, “Vetëvendosjes” e LAA-së, zyrtarë të PAN-it kanë thënë se Veseli do të vazhdojë të jetë i nominuari i vetëm për pozitën e kryekuvendarit nga ky koalicion, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Uji Dea

Ndërkohë, përfaqësuesit e LVV-së e të LAA-së vazhdojnë të zotohen se nuk do ta votojnë në asnjë mënyrë Veselin.

Nga ana tjetër, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka thënë se vazhdimin e seancës (për herë të shtatë) do ta thërrasë atëherë kur PAN-i të deklarohet i gatshëm për një gjë të tillë.

Ndryshe, sipas tij, nëse PAN-i nuk merr pjesë në seancë nuk ka pse të thirret fare ajo, meqë e drejta ekskluzive për postin e kryeparlamentarit i takon koalicionit fitues (PAN).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.