Eko Higjiena

Shembulli i Xhakës, klubet e futbollit në Angli në mbështetje të refugjatëve

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Suksesi i Granit Xhakës në Premierligë ka shërbyer si shembull për sukseset që mund t’i arrijnë refugjatët. Kjo gjë ka ndikuar që klubet e futbollit në Angli të ofrojnë mbështetje rekorde këtë vit për refugjatët.

Babai i Granit Xhakës i kaloi më shumë se tre vjet si i burgosur politik në Jugosllavi, para se të shpërngulej bashkë me familje në Zvicër, transmeton Gazeta Express.

Iniciativa “Futbolli ju mirëpret” i Amnesty International ka marrë mbështetje rekorde këtë fundjavë. Më shumë se 160 klube futbolli në Angli kanë premtuar ta mbështesin këtë kampanjë, e cila ka të bëjë me mirënjohjen e kontributit të futbollistëve refugjatë.

Klube të futbollit nga Anglia, Skocia dhe Uellsi u dhanë refugjatëve dhe azilantëve bileta falas për ndeshjet e këtij sezoni, si dhe për vizita të ndryshme në stadiume e takime me lojtarët.

Eco Higjiena

Përveç rastit të Granit Xhakës, futbollistë si Dejan Lovren i Liverpoolit, Christian Benteke i Crystal Palace, ish-lojtari i Manchester Cityt, Nadia Nadim, kanë lënë gjurmë në futbollin anglez. Pikërisht këta lojtarë kanë ndikuar që klubet e futbollit të jenë më pranuar ndaj refugjatëve.

“Është e qartë të futbolli është forcë e madhe për të mirën, i sjell njerëzit së bashku dhe ofron një lloj ndjenjë përkatësie. Jemi të kënaqur që këtë vit kemi pasur kaq shumë klube që kanë ofruar mbështetje”, ka thënë Naomi Westland, drejtuese e këtij programi.

“Shumë njerëz identifikohen me futbollin, pavarësisht se nga vijnë dhe pavarësisht prapavijës që e kanë. Për këtë arsye ndihem kaq mirë kur e shoh komunitetin e futbollit duke u bërë bashkë për një fundjavë, për t’i mirëpritur refugjatët”. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.