United Hospital

Zeneli përkrah Messit e Hazardit, në mesin e 10 asistuesve më të mirë në Evropë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollisti kosovar e gjen veten në pozitën e tetë me 12 asistime të dhuruara këtë sezon

Arbër Zeneli e sheh veten në mesin e yjeve të futbollit evropian, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar njihet për golat që shënon, por arma e tij më e fortë janë shërbimet për shokët e skuadrës, respektivisht asistimet.

HEERENVEEN, NETHERLANDS – SEPTEMBER 10: Arber Zeneli of Heerenveen celebrates scoring his teams first goal of the game during the Dutch Eredivisie match between SC Heerenveen and PSV Eindhoven held at Abe Lenstra Stadium on September 10, 2017 in Heerenveen, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
Për këtë, sulmuesi i krahut është futur në mesin e 10 asistuesve më të mirë në ligat evropiane.

24 vjeçari, gjatë 1924 minutave të zhvilluar këtë sezon me Heerenveenin dhe Stade de Reimes ka dhuruar 12 asistime në 28 ndeshje.

KKVITI

Arbëri gjendet në pozitën e tetë dhe përpara tij janë yjet si Lionel Messi, që është i pesti me 13 asistime në 30 ndeshje dhe Eden Hazard i gjashti, me 13 asistime nga 34 ndeshje.

Kurse, prapa Zenelit gjendet Christian Eriksen, që ka 12 asistime në 31 ndeshje dhe e mbyll Top 10-shen.

Zeneli ishte transferuar në kampionatin francez gjatë janarit, ndërsa ka kontratë me Reimsin deri në vitin 2023.

Kësaj liste i prin portugezi Pizzi, i cili me Benfican i ka regjistruar 16 asistime në 30 ndeshje, ndërsa me po aq asistime, por me më shumë ndeshje është Hans Vanaken i Club Brugge.

Kurse, podiumin e mbyll Edin Visca i Istanbul Bashakshehirit në Turqi me 13 asistime nga 29 ndeshje të zhvilluara. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.