UBT

Kapen hajnat e Prishtinës, kanë vjedhur në “Drini Market”, “Agmia Center” dhe “ETC”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Policia e Gjilanit ka arritur të kap grupin e hajnave që vinin nga Prishtina dhe vjedhnin në marketet “Drini”, “ETC” dhe “Agmia Center”.

Me datën 27.08.2017 3 persona të dyshuar me veturën “Passat” ngjyrë hiri me targa 01-787-CB kanë kryer vjedhje në rajonin e Gjilanit ku fillimisht këta persona kishin shkuar te “Drini Market” dhe në këtë market kishin vjedhur 15 pako bateri 1.5 volt të firmës Varta vlera 22.50 euro si dhe 4 shampona të firmës Head and Shoulders 28.60 euro.

Të njëjtit pasi kishin kryer vjedhje në këtë market, kishin shkuar te “Agmia Center” në parkingun e kësaj qendre tregtare i dyshuari Rafet Islami kishte hapur derën përpara ana e djathtë të një veture të pronarit A.S. ku nga kjo veturë nuk kishin vjedhur asgjë.

Hidromorava

Më pas të njëjtit kishin shkuar te qendra tregtare ETC në këtë market i dyshuari Mentor Konjusha kishte vjedhur 7 krema Nivea vlera 70 euro si dhe i dyshuari tjetër Rafet Islami kishte vjedhur 2 krema Nivea vlera 20 euro.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarve janë gjetur 15 pako bateria të firmës varta si dhe 4 shampona Head and Shoulders të cilat janë konfiskuar, gjithashtu është konfiskuar edhe vetura Passat ngjyrë hiri me targa 01-787-CB pasi është përdorur për të kryer veprat.

I dyshuari i tret Luli është në arrati nuk kemi të dhëna më shumë në lidhje me këtë person. Ndaj dy të dyshuarve është ngritur kallëzim penal si dhe të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e ndalimit në Gjilan për 48 orë njoftoj Shaban Azizi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.