FIDANISHTJA

Humb jetën derisa po shpërndante rrjetin e internetit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me datën 26.08.2017 rreth orës 12:25 Policia është njoftuar nga qendra emergjente e Vitisë se në qendrën emergjente është sjellur një person me emrin Refik Halili me lëndime të rënda trupore, dhe i njëjti pas ndihmës së parë mjekësore është dërguar në qendrën emergjente të spitalit Rajonal të Gjilanit, e më pas në qendrën emergjente të QKUK-së në Prishtinë. Njësiti patrullues ka shkuar në lokacionin ku ka ndodhur rasti në fshatin Goshicë të Vitisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe ka arritur që të mbledh informata se personi i lënduar kishte rënë nga një shtyllë elektrike e betonit, ku kishte qenë duke punuar për shtrirjen e kabllove për shpërndarje të rrjetit të internetit në fshat.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që të iniciohet rasti, dhe të klasifikohet “Lëndim i rëndë trupor” dhe të dorëzohet në Njësinë e Hetimeve për hetime të mëtutjeshme.

ARKATANA

Në ndërkohë kemi kuptuar se viktima rreth orës 15:05, ka ndërruar jetë njoftoj Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendës Drejtor Rajonal në Gjilan./rajonipress/