Fundamenti

Pavarësisht dështimeve vazhdojnë me Veselin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kadri Veseli është kandidat i vetëm i koalicionit PAN për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se deri më tani nuk ka arritur t’i sigurojë votat e nevojshme të deputetëve. Drejtues të këtij koalicioni thonë se s’kanë emër tjetër për kryekuvendar, ndonëse opozita është shprehur e gatshme t’ua votojë një kandidat tjetër, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Koalicioni PAN nuk do ta ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se Kadri Veseli nuk po përkrahet nga shumica e ligjvënësve, përkatësisht nga deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të koalicionit LAA.

Deputeti i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, njëherësh kandidat i këtij subjekti politik për kryeministër të vendit, në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës (të enjten e kaluar) ka ftuar koalicionin PAN që të dalë me emrin e një kandidati tjetër për kryeparlamentar, pasi që, sipas tij, Veseli nuk po arrin t’i sigurojë së paku 61 vota të deputetëve, shkruan tutje “Zëri”.

United Hospital

Por ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, i cili njëherësh është deputet i PDK-së në Kuvend, ka deklaruar për gazetën “Zëri” se janë të vendosur që të vazhdojnë me kandidaturën e Veselit.

“Ne kemi vendosur për një kandidat për kryeparlamentar dhe nuk do ta ndërrojmë”, ka thënë Haliti, duke shtuar se tashmë kanë filluar bisedimet politike për t’i siguruar së paku 61 vota në Kuvend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.