Gjilani e Feronikeli ndajnë pikët
Gjilan – Në derbin e javës së dytë të Superligës së Kosovës në futboll në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Gjilanit dhe e Feronikelit ndan pikët duke luajtur me rezultat të barabartë 1-1.
Në praninë e 1500 shikuesve nëpër mot të nxehtë gjatë 90 minutave u pa futboll cilësor, pjesa e parë i takoi skuadrës së Gjilanit ndërsa ajo e dyta futbollistëve të Feronikelit.
Futbollistët e Gjilanit krijuan rastin e parë në ndeshje ishte mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi, pas kombinimeve të mira gjuan nga 7 metra mbi portë.
Golin e epërsisë “bardh e kuqët” e Gjilanit, e arrijnë në minutën e 19-të, Thaqi edhe njëherë kroson nga e djathta ndërsa kapiteni i mysafirwve Lulëzim Doshlaku nga 13 metra shënon autogol, duke e lënë të shtangur portierin e tij, Faton Malokun.
Në pjesën e dytë, Feronikeli tregoj krejtësisht lojë tjetër posa fillon pjesa e dytë, Mendurim Hoti, kalon dy mbrojtës Gjilanas gjuan Kaqiu intervenon shkurtazi duke dëbuar topin gjerë tek Mark Milicaj i cili me gjuajtje precize nga 15 metra barazon në 1-1.
Një minutë më vonë futbollistët mysafir kanë mundur të vulosin fatin e këtij takimi, së pari Mark Milicaj shëtit nëpër mbrojtjen e Gjilanasve bukur pason gjerë te Dabiqaj por gol të sigurt shpëton Fisnik Papuqi, i cili nga vija fatale e portës së tij shpëton gol të sigurt.
Rastin e vetëm në pjesën e dytë për Gjilanasit e kishte Karahoda, por gjuajtjen e tij me mbrojtje bravuroze Faton Maloku shpëton portën e tij.
Pas ndeshjes trajneri Arbnor Morina deklaroi. “Në pjesën e parë ishim shumë të mirë u ndëshkuam me kartona dhe në pjesën e dytë ishim shumë të kujdesshëm që mos të ndëshkohemi, kjo bëri që skuadra mysafire të barazon dhe të kishte iniciativë në fushë”.
Ndërsa trajneri i mysafireve Gani Sejdiu theksoi. “Jam i kënaqur me një pikë të importuar sidomos ndaj skuadrës cilësore siç është Gjilani, në pjesën e dytë dominuam patëm mundësi të shënojmë nuk e arritëm por edhe një pikë është e madhe”.
Në ndeshjen e ardhshme, Gjilani do të jetë mysafire e Llapit. /rajonipress/


