FIDANISHTJA

Konferenca Ndërkombëtare “Vlera e të qenit grua në shekullin e XXI”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Konferenca Ndërkombëtare “Vlera e të qenit grua në shekullin e XXI”, është organizuar me sukses nga Albanian Excellence , gjatë 14, 15 dhe 16 prillit, në Tiranë dhe Shkodër, në të cilën morën pjesë rreth 50 zonja të sukseseve të mëdha nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Presheva, Kroacia, Italia dhe SHBA-ja!

Konferencën e konsideroi të hapur presidentja e Albanian Excellence, zonja Flora Nikolla, me një mbrëmje magjike në Kalanë e Tiranës, për të vijuar më pas në një ditë të plotë pune në Dajt, për të rrëfyer histori të vërteta të të suksesit të zonjave shqiptare kudo që ato jetojnë. Ndërkaq, më 16 prilli, të gjitha zonjat shqiptare së bashku udhëtuan drejt Shkodrës, në mikpritjen e Kryetares së Bashkisë së Shkodrës, zonjës Voltana Ademi, për të krijuar Aleanca Globale të grave shqiptare të suksesit.

Portali Jetapress, mëson se në këtë Konferencë Ndërkombëtare, merrnin pjesë femra të profileve të ndryshme, duke filluar nga panelistja Manushaqe Shehu – Gjenerale e parë femër e Ushtrisë Shqiptare, Deputete, Asambleiste, Kêshilltare të Presidentit, gazetare, shkencëtare, shkrimtare, piktore, mjeke, regjisore, aktore, pianiste, këngëtare, biznesmene …!

FIDANISHTJA

Në këtë konferencë me karakter ndërkombëtar, vlerën e gruas preshevare me dinjitet e paraqiti Ardita Behluli, kryetare e Shoqatës së Gazetarëve “Etika” dhe gazetare shumëvjeçare në RTV “Presheva” dhe portalin presheva.com

Në këtë konferencë u dëgjua edhe zëri i gruas shqiptare nga Lugina e Preshevës, e cila pavarësisht rrugëtimit të saj plot me vështirësi e sakrifica jetësore, qoftë nga ligjet diskriminuese të shtetit ku jeton, qoftë edhe nga mentalitete e dikurshme, ajo nuk ndalet në kërkim të rrugës së suksesit dhe përparimit.

Ardita Behluli, i tha Jetapress-it se është shumë e nderuar për pjesëmarrjen e saj në këtë Konferencë rajonale, në të cilën u shkëmbyen përvojat e zonjave nga rrethe të ndryshme, duke shpalosur sfidat që u dalin përpara gjatë jetës. Ardita, gjithashtu, falënderon përzemërsisht presidenten e Albanian Excellence Znj. Flora Nikolla, për ftesën dhe organizimin e mrekullueshëm të kësaj Konference, njofton Jetapress.