Mobi Casa

Matoshi: AKR në Kamenicë me kandidatë shumë serioz dhe profesionist

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Fatmir Matoshi kryetar i AKR-së në Kamenicë thotë se lista e kandidatëve për asamble komunale nga ky subjekt politik është shumë joshëse dhe me njerëz që dinë dhe duan të punojnë për qytetarin dhe qytetin e Kamenicës.

Kandidatët e AKR-së për asamble komunale janë të të gjitha kategorive dhe shtresave. Kjo ka bërë që Fatmir Matoshi të ndihet komod dhe të ketë besim të madh se këta kandidatë do të votohen e mirëpriten nga qytetari i Kamenicës.

Matoshi tha se kandidatët nga AKR-ja janë serioz, të përkushtuar dhe tejet profesionist.”Unë jam i kënaqur që këta kandidat janë pjesë e AKR-së dhe secili me programet e tyre dhe konceptin e përgjithshëm që ka AKR-ja janë vënë në funksion të problemeve qytetare dhe në funksion të zgjidhjes së tyre. Secili nga ta ka qasje pozitive për të punuar për qytetarin” shtoj Matoshi.

Matoshi ka bërë publike kandidaturën e Veton Dervishit, për të cilin thotë se është një ndërmarrës i suksesshëm dhe një punëtor i vyeshëm. Ai vjen nga Nëndega e Koretinit, dhe kjo është gara e tij e parë politike.

Edhe Fatbardha Maliqi do të kërkoj edhe një mandat në Asamblenë Komunale, ajo dha kontribut të madh në këtë mandat dhe tregoj vlera të larta të përfaqësuesit të popullit. Ajo është sociologe me profesion.

Hidromorava

Kujtim Demolli, është kryetar i këshillit lokal të Krilevës/Strezocit. Kujtim Demolli është pjesë e listës së AKR për Asamblenë Komunale. Kujtimi është i dëshmuar në angazhimet e tij për komunitetin që përfaqëson, kjo është gara e tij e parë politike.

Besarta Kallaba – Poroshtica është bashkëpunëtorja ime nga ditët e para të angazhimit në politikë. Ajo ishte asambleiste në mandatin e kaluar dhe me angazhimet e veta e ka dëshmuar pozitën që ka mbajtur.

Edhe, Bujar Pireva, jam i lumtur që është pjesë e listës së AKR-së. Bujari vjen nga Nëndega e Çamërisë, nga një familje e respektuar dhe është dëshmuar në punën e tij. Kjo është gara e tij e parë politike ka shkruar Matoshi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.