United Hospital

Haradinaj i ashpër me Mogherinin e Hahnin, kërkon nga BE-ja të refuzojë thirrjet për tragjedi të reja në Ballkan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sërish është treguar i ashpër në raport me Bashkimin Evropian, ku ka drejtuar akuza ndaj përfaqësueses së BE-së, Federica Mogherini dhe komisionarit evropian për Zgjerim, Johaness Hahn.

Haradinaj ka thënë se Mogherini dhe Hahn i kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit me deklaratat e tyre për korrigjim të kufijve.

Sipas tij, nëse nuk do të flitej për këtë temë, ndoshta marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të mund të arrihej.

“Me këta evropianë që po flasin për kufijtë e territore vetëm sa po shkojmë mbrapa, nuk po afrohem te marrëveshja. Unë nuk kam mandat negocim për një marrëveshje, parlamenti ka votuar delegacionin shtetëror,por nuk bëhet fjalë me u diskutua për çfarëdo marrëveshje që ka të bëjë me territore dhe që lëviz kufijtë e Kosovës.

ARKATANA

Mogherini dhe Hahn duke e tolerua një logjikë të tillë ata ia kanë humbur një vit BE-së dhe Ballkanit sikur të mos kishin folur për kufij e për territore ndoshta do ta kishim një marrëveshje. Një deklaratë që e lë të hapur mundësinë e bisedimit të territorit dhe kufijve është vazhdim i politikës së gabuar të këtyre evropianëve që po shkojnë fatmirësisht”, deklaroi Haradinaj.

Ndryshe kryeministri ka reaguar edhe përmes një postimi në Twitter, ku ka shkruar se rikthimi i idesë së shkëmbimit të territoreve nga Johannes Hahn, është thirrje për tragjedi të reja në Ballkan, dhe përpjekje për ta sforcuar takimin që do të mbahet në Berlin.

“Rikthimi i idesë monstruoze të shkëmbimit të territoreve nga Johannes Hahn, vetëm disa ditë para takimit në Berlin, është një përpjekje e pashpresë dhe destruktive për ta sforcuar atë nga dera e pasme.

Qeveria e Kosovës dhe populli i saj, i mbajnë shpresat se kryeqytetet evropiane do të refuzojnë fuqishëm thirrjet për tragjedi të reja në Ballkan, dhe mbesim të përkushtuar për të arritur paqen dhe pajtimin përfundimtarë me Serbinë”, ka shkruar kryeministri në llogarinë e tij në Twitter. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.