PAN-i të vijë me një propozim tjetër për kryeparlamentar
Kryetarja e Alternativës, deputetja Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se ky subjekt politik nuk do ta mbështesë koalicionin PAN edhe nëse dështon përpjekja për një marrëveshje ndërmjet koalicionit LAA dhe Lëvizjes Vetëvendosje!
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kusari-Lila ka thënë se Kosova nuk do të duhej ta formonte një Qeveri e cila do të varej nga Qeveria e Serbisë, duke aluduar te deputetët e Listës Serbe.
Ajo ka theksuar se debati që është zhvilluar në seancën e fundit nuk i ndihmon demokracisë në Kosovë. Kusari-Lila i ka bërë thirrje koalicionit PAN të vijë me një propozim të dytë për kryeparlamentar, emri i të cilit do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit, pastaj edhe formimit të Qeverisë.


