Eko Higjiena

Kripa e dëmshme, shkenctarët gjejnë zëvendësimin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zvogëlimi i saisë së kripës së përdorur në ushqime është një mënyrë e duhur e ushqyerjes së shëndetshme, mirëpo dihet se ushqimet nuk janë shumë të shijshme pa pak kripë në to, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo shkencëtarët tani kanë treguar që kanë gjetur një mënyrë që të mbajnë shijen e e saj, pa përmbajtje të tepërt të sodiumit. Një përzierje e krijuar nga klururi i kalciumit, i cili dihet që nuk ka dëme në shëndetin e njeriut, është metoda e re që u jep shije ushqimeve si kripa.

Sasia e lartë e kripës mund ta rrisë tensionin e gakut, i cili ndikon në shkaktimin e çrregullimeve të zemrës, sëmundjeve dhe sulmeve në zemër. Carolyn Ross, pjesëmarrëse e këtij zbulimi ka thënë që shkencëtarët janë duke e bërë të pamundurën të krijojnë alternativa të produkteve të shëndetshme për njerëzit.

Fundamenti

Kjo përzierje u testua nga disa njerëz, shumica prej të cilëve pohuan se ato ushqime kishin sasi të kripës dhe nëse ky produkt do të dilte në treg, ata do ta zëvedësonin me kripën. Shumica e njerëzve përdorin sasi më të lartë të kripës se që është e lejueshme. Kjo ka ndikuar që shkencëtarët të tentojnë të krijojnë një “zëvendësim” të saj me një produkt që nuk do të ishte i dëmshëm për shëndetin, dhe njëkohësisht do t’i jepte shije ushqimeve.

Heqja e kripës nga përdorimi, çdo vit do t’i shpetonte 4.000 njerëz nga sëmundjet e zemrës vetëm në Britani të Madhe. /Gazeta Express./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.