Uji Dea

Pacolli: Gjermania e mbështet me të gjitha mekanizmat heqjen e vizave për Kosovën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli është takuar sot në Varshavë të Polonisë me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass. Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shkruar se Gjermania me të gjithë mekanizmat tanimë mmbështet liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pacolli tutje tha se Gjermania do ta vazhdojë edhe në të ardhmen mbështetjen ndaj Kosovës.

Teka ka shkruar se ky është një lajm fantastik nga ministri i Jashtëm, Heiko Mass.

Postimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Lajm fantastik nga ministri i jashtëm gjerman, Mass.

Uji Dea

Në Varshavë, zhvillova një takim bilateral me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Mass, i cili tashmë konfirmoi se Gjermania me të gjithë mekanizmat e saj mbështet plotësisht liberalizimin e vizave për Kosovën. Partnerë si Gjermania, kanë ndihmuar clirimin, pavarësimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, ndërsa sot na mbështesin në zhvillimin e vendit tonë.

Me homologun tim Mass biseduam gjithashtu për raportet që duhet ti intesifikojmë ndërmjet dyja vendeve tona.

Gjermania si njëri ndër përkrahësit më të fuqishëm të Kosovës vazhdon mbështetjen e madhe për Kosovën. I inkurajuar jashtëzakonisht shumë me mbështetjen e madhe gjermane për, vazhdimin e dialogut me Serbinë, rëndësin e këtyre bisedimeve dhe arritja e një marrveshje në mes dy shteteve në afat sa më të shkurtër.

Njoftova ministrn Mass për platformën e dialogut e cila ditë më parë u miratua në Kuvendin e Kosovës, dhe për gatishmërinë e palës kosovare për rifillim të dialogut. I shpreha edhe shqetësimet për kampanjën agresive dhe shpifëse të Serbisë rreth njohjeve të shtetit të Kosovës. Mass theksoi rëndësin e takimit të datës 29 prill ku janë të ftuar të gjithë liderët e Ballkanit Perendimor me ftesë të Angela Merkel dhe presidentit francez, Macron.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.