Eko Higjiena

Ministrja Hoxha në Paris: E ardhmja e Kosovës është në BE

/ 2 minuta lexim
HW

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka marrë pjesë në diskutimin me temën: “Kosova 20 vite pas luftës dhe perspektiva e saj evropiane”.

Në këtë ngjarje të organizuar nga Shtëpia e Evropës në Paris (Maison de l’Europe), Hoxha ka folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe vizionin e Kosovës drejt integrimit në BE, njofton ministria.

“Kosova ka shënuar arritje në fushën e reformave, plotësimit të kritereve për liberalizim të vizave, dhe mbetemi të vendosur që vazhdimisht të përmirësojmë rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit” është shprehur ajo.

ARKATANA

“Ne e kemi të qartë se ku po shkojmë, por ne kemi nevojë për mbështetje dhe për një qasje konstruktive nga ana e BE-së, duke qenë se vizioni ynë për të ardhmen është i lidhur ngushtë me anëtarësimin tonë në BE”.

Duke shprehur nevojën për liberalizim të vizave, Ministrja Hoxha ka vlerësuar se ky proces do të ndikonte në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe arsimor – sidomos në zgjerimin e mundësive për rininë tonë, si përfaqësuese e vlerave të BE-së.

Hoxha ka theksuar se Kosova ka dëshmuar që është një shembull i bashkëpunimit, promovuese e marrëdhënieve të mira fqinjësore, faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më tej – në rrugën tonë drejt BE-së./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.