FIDANISHTJA

Haziri: Remzije Sherifi ka bërë krenar Gjilanin, Kosovën dhe gjithë shqiptarët

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ndarë mirënjohje për Remzije Sherifi, për suksese të mëdha të treguara në Skoci si prijëse e organizatës “Maryhill Integration Network”, me programet në arsim, shëndetësi, kulturë dhe punë që kanë të bëjnë me afrimin e komuniteteve dhe integrimin e tyre.

“Kam nderin e veçantë që sot t’i ndaj mirënjohje zonjës Sherifi nga Gjilani. Është një emigrante në Skoci, mirëpo qëndrimi i saj atje, puna dhe angazhimi i vazhdueshëm, na ka bërë krenar neve si Gjilan, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve. Është shpallur “Gruaja Emigrante e Vitit” në Britaninë e Madhe në vitin 2013 dhe është në mesin e dhjetë grave më të shquara në shtetin e Skocisë në vitin 2017”, ka thënë kryetari Haziri derisa i ka ndarë mirënjohje për personalitete të veçanta të Gjilanit.

Ndërsa në fjalën e saj Remzije Sherifi ka thënë se është hera e parë që një institucion në Kosovë vlerëson punën dhe angazhimin që ajo ka bërë në vazhdimësi.

“Falënderoj kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, që i pari në rrugë zyrtare më ka dhënë kurajo dhe në një mënyrë më mbështet me këtë mirënjohje, sado simbolike që të jetë”, ka thënë Sherifi.

Hidromorava

“Kam marrë dekorata e mirënjohje të shumta, jam shpallur “Gruaja Emigrante e Vitit”, jam në mesin e dhjetë grave më aktive në Skoci, punojmë në projekte ndërkombëtare. Kosova do të jetë në mesin e shteteve të ndryshme që do të prezantojnë në projektin për një mijë rrëfime, mirëpo kjo mirënjohje është e veçantë dhe do të mbetet e tillë gjithmonë”, ka thënë ajo ndër të tjerash.

Ajo më tej ka bërë të ditur edhe disa projekte me të cilat është duke u marrë në këtë kohë në Skoci. Siç ka bërë të ditur në fokus, pos tjerash, ka edhe mbështetjen për gratë e dhunuara në Kosovë për afirmimin e komuniteteve që jetojnë në Skoci dhe promovimin e vlerave kulturore, kudo në botën e jashtme.

Ndërsa Prishtina siç ka bërë të ditur do të jetë nikoqire e shumë përfaqësueseve botërore në konferencën e përbashkët që do të mbahet në fillimin e vitit 2019./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.