Eko Higjiena

Haradinaj për takimin në Berlin: S’kemi në agjendë takime kokë më kokë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për takimin që do të mbahet në Berlin me 29 prill ku do të jenë prezentë udhëheqësit e ballkanit. Haradinaj ka thënë se shpreson se do të kenë mundësi që të diskutojnë edhe për viza, teksa shpjegon se nuk kanë në agjendë takime kokë me kokë me ndonjë nga liderët, raporton Gazeta Express.

“Te festa është takim i gjërë janë të ballkanit perëndimor udhëheqësit e institucioneve dhe institucionet e besë është një ndër që këtë takim e kryesojnë bashkë kancelarja Merkel e Presidenti Makron, e kemi nder edhe na në emër të Kosovës, po nuk kemi agjendë ose takime tjera bilaterale apo kokë më kokë, deklaroi Haradinaj.

Tutje, i pari i Qeverisë po thotë se e rëndësishme është që të diskutohet për liberalizimin e vizave.

HW

“Aty janë shumë njerëz mbi 10 njerëz të ftumë me siguri do të jetë një tavolinë e madhe do të bisedojnë ata që kanë fjalë do ta kemi mundësinë me bisedu do të konsultohemi paraprakisht për tema unë e kam këtë shumë me rëndësi sepse jemi të interesum për liberalizim të vizave shpresojmë që ta kemi mundësinë ta trajtojmë këtë temë”, thotë ai.

Me 29 prill me ftesë të kancelares Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të mbahet takimi i liderëve të ballkanit./GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.