Tifozët e Arsenalit i ‘idhnohen’ Mustafit, kanë disa fjalë për të para ndeshjes
Tifozët e Arsenalit janë të ‘frikësuar’ për faktin se Shkodran Mustafi mund të startojë kundër Napolit pasi skuadra është në krizë të lëndimeve.
Mbrojtësi gjerman pritet të luajë nga minuta e parë edhe sonte pasi Unai Emery konfirmoi se Laurent Koscielny dhe Granit Xhaka janë në dyshim për ndeshjen e sontme, shkruan Zëri.
Mustafi startoi nga minuta e parë në humbjen 1:0 nga Evertoni të dielën, por paraqitja e tmerrshme ka bërë që tifozët e Arsenalit ta mendojnë më të keqën.
Tifozët kanë kërkuar që mbrojtësi nga Gostivari të lihet në bankën rezervë për ndeshjen kundër Napolit, por Emery ka shumë pak opsione.
Pas lajmit për dyshimet ndaj Xhakës dhe Koscielnyt, një tifoz shkroi në Twitter: “Të dy duhet të startojnë. Nuk mund të luajmë me Mustafin dhe Elnenyn”.
Ndryshe, Arsenali e pret sonte Napolin në “Emirates Stadium” në kuadër të çerekfinales së parë të Ligës së Evropës./Zëri/


