I pakënaqur me premtimet e LDK-së, Refik Shala tërhiqet nga gara për këshilltar komunal
Gjilan – Refik Shala ishte pjesë e Kuvendit Komunal, por tani në zgjedhjet e tetorit ka vendosur të mos kandidojë për arsye personale dhe për arsye të mos përmbushjes së premtimeve.
Refik Shala i pakënaqur me premtimet e dhëna nga LDK-ja dhe mos realizimin e tyre ka vendosur të tërhiqet nga gara për të qenë pjesë e asamblesë komunale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
Refik Shala që bazën e ka nga fshati Ponesh në profilin e tij në fb ka njoftuar simpatizantët e tij për këtë vendim.
Letra e plotë e Refik Shalës
Të nderuar bashkëvendës të fshatit Ponesh, e nderuara kryesi e nëndegës së LDK-së në Ponesh, të nderuar miq, shok dhe dashamir.
Ju njoftoj se unë R. Shala tani Këshilltar në KK Gjilan më nuk do të jem në listat e kandidatëve dhe Aktiviteteve partiake si fushatave e lobimeve gjatë fushatës zgjedhore që pritet të mbahen me 22 Tetor të këtij viti.
Nuk do të jem së pari për arsye personale dhe së dyti për mos realizimin e synimeve të punëve në nëndegën tonë dhe më gjerë. Ishte kënaqësi të jem përfaqësues i juaji në KK të Gjilanit.
Ju falënderoj nga zemra për përkrahjen dhe votën tuaj. Ju përshëndes dhe uroj gjitha të mirat. Suksese juve. Refik Shala


