United Hospital

Për kujtesë të mirë hani çdo ditë kërpudha!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ky është një antioksidues unik i cili vepron si antiinflamator, ndërsa njerëzit nuk mund ta prodhojnë vetë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Personat e moshuar të cilët hanë më shumë se dy porcione kërpudha në javë kanë 50 për qind më shumë shanse që të mos zhvillojnë pengesa konjunktive, tregon studimi më i ri. Kjo arrihet falë përbërësit të kërpudhave ergotionein.

“Ky është një antioksidues unik i cili vepron si antiinflamator, ndërsa njerëzit nuk mund ta prodhojnë vetë. Mirëpo në organizmin tonë vjen përmes ushqimit dhe gjendet pikërisht në kërpudha”, thotë dr. Irwin Cheah nga Universiteti i Biokimisë. Në këtë studim janë përfshirë gjashtë lloje kërpudhash.

Në studim kanë marrë pjesë 600 persona, të cilët kanë kaluar nëpër teste të përgjithshme neurologjike, duke i përcjellë shenjat e tyre të demencës, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

KKVITI

Dhe të gjithë ata që kanë ngrënë rregullisht kërpudha kanë ulur për 50 për qind shanset të preken nga problemet konjunktive. Mirëpo ekspertët e ushqimit mendojnë se kërpudhat duhet ngrënë ndryshe. Në të vërtetë ata thonë se nuk duhet ngrënë më shumë se dy herë në javë kërpudha.

Edhe studimet e mëhershme kanë treguar se mungesa e ergotioneines mund të ndikojë në paraqitjen e sëmundjeve neuro-degjenerative, siç është sëmundja alzhaimer.

Është konstatuar se disa kompozime të caktuara të kërpudhave mund të ndikojnë në sintezën dhe në rritjen e nervave, derisa përbërësit bioaktivë ndihmojnë prodhimin e përbërësve të cilët mbrojnë dëmtimin e trurit. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.