UBT

Farat e domates bëjnë mrekulli

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ju mund të jeni duke hamendësuar se çfarë funksioni dhe efekti mund të kenë farat e domates. Gjithsesi është e rëndësishme të kuptohet, se ato kanë shumë vlera ushqyese dhe efekte pozitive në shëndetin e njeriut, transmeton Gazeta Express.

Të pasura me fibra dietale, vitaminë A dhe C, farat e domateve janë të vështira për tu tretur dhe zakonisht konsumohen pasi të thahen, në formë të pluhurit. Së fundmi, ka pasur disa debate në lidhje me atë se a duhet ngrënë apo jo dhe disa prej këtyre studimeve të bëra kanë thënë se ato kanë efektin e një aspirine!

Më herët është thënë, që farat e domates mund të shkaktojnë apendiksin, dhe duke iu referuar këtyre efekteve njerëzit mendojnë se nuk duhet ngrënë. Gjithsesi ky koncept i gabuar në lidhje me këto fara mund të ndryshojë kur ju t’i merrni vesh këto efekte pozitive që ato kanë.

Disa nga efektet pozitive të farave të domates janë:

Ulin shtypjen e gjakut- Farat e domates janë të pasura me ushqyes dhe komponentë të rëndësishëm për mbajtjen e shtypjes normale të gjakut.

Forcojnë sistemin imun- Farat e domates janë të pasura me vitaminë C të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit imunologjik. Preferohet të përdoren në forme të pluhurit në ushqimet tuaja për të pasur këto efekte.

United Hospital

Zvogëlojnë kolesterolin- Fibrat dietale që përmbajnë ndihmojnë në normalizimin e nivelit të kolesterolit të “keq”.

Përmirësojnë tretjen- Përbërësit e farave ndihmojnë në tretjen e disa ushqimeve. Prania e aminoacideve është e rëndësishme në lehtësimin e këtij procesi.

Konsiderohen të jenë zëvendësues i aspirinës- Sipas disa hulumtimeve, një “xhel” natyral që këto fara përmbajnë, që është pa shije dhe pa ngjyrë ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Përmirësojnë lëkurën- Për shkak të pranisë së lartë të vitaminës C këto fara janë të mira edhe për lëkurën tuaj duke i dhënë shkëlqim dhe duke i “zhdukur” rrudhat.

Zvogëlojnë rrezikun e kancerit- Studimet e mëparshme kanë treguar që një nga përbërësit e domates ndihmon në zvogëlimin e rrezikut për kancer.

Për të aktivizuar këto efekte pozitive të këtyre farave preferohet që, përpara se të përdoren së pari duhet të gatuhen apo të konsumohen në formë të pluhurit. /Gazeta Express.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.