Arbnor Morina: Ndeshje e fort, por besoj në futbollistët tanë
Gjilan – Në javën e dytë të Superligës së Kosovës në futboll, “bardh e kuqët” e Gjilanit edhe ndeshjen e dytë e zhvillojnë si vendas do të ballafaqohen me njërën ndër skuadrat më të mira të Superligës, Feronikelin nga Drenasi.
Si gjithmonë trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina është optimist duke besuar në potencialin e futbollistëve të tijë.
“Në javën e parë startuam me fitore por nuk isha i kënaqur me disa faza të lojës, jemi munduar të përmirësohemi gjatë javës Feronikeli është një skuadër shumë e fort e cila në mesin e saj ka futbollist shumë cilësor, por do të mundohemi nëpërmjet lojës së mirë të shënojmë fitore. Gjatë tërë javës futbollistët kanë punuar mirë dhe shpresoj se në këtë ballafaqim do ta shpalosin potencialin e tyre pasiqë kam besim tek këta futbollist”.
Morina i cili është mjaft i respektuar tek tifozët e Gjilanit, “Skifterat”, ka një porosi të veçantë para kësaj sfide.
“I ftoj tifozët që në mënyrë dinjitoze me anim korrekt të na përkrahin në numër të madh në këtë sfidë, të dëshmojnë se janë zë i fuqishëm i tifozëris së Gjilanit dhe i futbollit Kosovar”./rajonipress/

