Fundamenti

Rashica mposht Lewandowskin, bëhet hero i Kupës së Gjermanisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Futbollisti kosovar ka fituar më së shumti vota nga tifozët pas paraqitjes mbresëlënëse në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë për Werder Bremenin, të cilin e dërgoi në gjysmëfinale të DFB Pokal.

Milot Rashica po bëhet gjithnjë e më i çmueshëm për Werder Bremenin, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kosovar është zgjedhur futbollisti më i mirë i çerekfinales së Kupës së Gjermanisë.

Vushtrriasi shkëlqeu në ndeshje me Schalken, ku realizoi gol spektakolar në fitoren 2:0, për ta dërguar ekipin e tij në gjysmëfinale të DFB Pokal.

Për këtë, anësori kosovar i fitoi 55,2 për qind nga 16 mijë votat për çmimin “Mr. DFB Pokal”, ndërsa në pozitën e dytë përfundoi Pierre-Michel Lasogga i Hamburgut me (35,86 për qind).

I treti ishte sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski (5,97), kurse futbollisti i Augsburgut, Marco Richter ishte i treti (2,97 Prozent).

United Hospital

Rashica është pjesë e Werderit nga janari i vitit 2018, ku ishte transferuar nga skuadra holandeze, Vitesse Arnheim.

Ai kishte hasur në vështirësi në fillim për t’u ambientuar në ekipin nga Bundesliga, por këtë sezon është i jashtëzakonshëm.

Rashica ka shënuar 9 gola në 29 ndeshje për Werderin.

Ai ka kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022.

Nga viti 2016 i ka zhvilluar 20 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës.

Goli i tij i parë në Bundesliga ishte ai i 12 marsit 2018 në fitoren 3:1 të Werderit ndaj Kolnit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.