Mobi Casa

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 në futboll grumbullohet për tri ditë në Prishtinë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Në vazhdën e përgatitjeve sa më cilësore, Kombëtarja e Kosovës U19 do të grumbullohet për tri ditë radhazi nga 9-11 prill në fushën e 2 Korrikut në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U1, Ramiz Krasniqi, për të dytën herë brenda 3 muajsh ka grumbulluar futbollistët e tij për të parë nga afër formën e tyre si dhe përzgjedhjen e tyre për sfidat e ardhshme.

ARKATANA

Krasniqi njeherit ka qëndruar për 12 ditë në shtetin Helvetik të Zvicrës, ku nga afër ka përcjell djelmoshat e U17 për të pasur një pasqyrë sa më të qartë për grumbullimet e ardhshme.

Përzgjedhësi Krasniqi njeherit ka bërë të ditur edhe agjendën e këtij grumbullimi tri ditor në fushën e 2 Korrikut në Prishtinë.
“Në grumbullim kësaj radhe do ti kem 25 futbollist vendor dhe nga diaspora, do të bëj një kombinim për të parë cilësitë e tyre për grumbullimet e ardhshme dhe do të përcjellim se sa janë në gjendje të jenë në mesin e më të mirëve, një ditë do të kemi ushtrime tekniko-taktike, ndërsa në ditën e dytë do të ballafaqohemi me skuadrën e KEK-ut ndërsa në ditën e tretë me Trepçën nga Mitrovica, do të jenë tri ditë mjaft të ngjeshura dhe do të bëjmë përpjekje me stafin tim t’ja arrijmë qëllimin tonë”, ka bërë të ditur përzgjedhësi Ramiz Krasniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.