Fundamenti

Diskutimet publike për buxhetin janë mbajtur edhe në Remnik dhe Budrikë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Diskutimet publike për planifikimin e buxhetit 2018-2020, janë mbajtur në Remnik dhe Budrikë, me që rast janë paraqitur edhe prioritetet nga ana e banorëve të këtyre dy lokaliteteve.

Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka folur rreth rëndësisë që kanë diskutimet publike me qytetar në planifikimin e buxhetit komunal.

Ai ka thënë se planifikimi i buxhetit në këtë mënyrë, në harmoni të plotë me nevojat dhe kërkesat prioritare të banorëve të lokaliteteve, është mënyra më e mirë e ndarjes në mënyrë proporcionale.

Mobi Casa

Ndërsa Ibrahim Rama, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, në takimin me banorët e këtyre dy lokaliteteve, ka njoftuar Remnik, fillimisht janë shprehur falënderues për punën dhe projektet që janë realizuar në këtë lokalitete, ndërkohë që si prioritet kanë renditur sigurimin e ujit të pijshëm, ndriçimin publik dhe trotuarin, asfaltimin e rrugës në lagjen Maloku, rrugët fushore, meremetimin e ambulantes së fshatit e cila pritet të zhvendoset në objektin e vjetër të shkollës së fshatit etj.

Kurse në diskutimin publik që u mbajt në Budrikë, banorët e këtij fshati gjithashtu e kanë paraqitur si një ndër prioritetet funksionalizimin e ujësjellësit të fshatit dhe kanalizimit.

Gjithashtu u kërkua edhe asfaltimi i një rruge të fshatit në gjatësi prej 500 metrash, si dhe trotuarin dhe ndriçimin përgjatë rrugës kryesore të fshatit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.