ARKATANA

Derbi i “lavdisë” pa fitues

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Derbi i 29-të, në mes Gjilanit e Dritës, e vlefshme për javën e 26-të në futbollin e Kosovës, i zhvilluar në stadiumin ,” Fadil Vokrri” në Prishtinë, është përmbyllur me rezultat të bardh 0-0.

Në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” ishin rreth 8000 shikues në një atmosferë impozante të krijuar si gjithmonë nga tifozët “Skifterat” dhe “ Intelektualët “, bën të dëshmojnë se epitetin e tifozërisë në futbollin e Kosovës e mbajnë këto dy tifozëri.

Derbin e qytetit të Gjilanit nga afër nga shkallët e stadiumit e ka përcjellur edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Gjatë 90 minutave nuk u tregua futboll i pëlqyer pa raste shënimi, ndërsa akteri kryesor i këtij derbi ishte arbitri, Dardan Qakaj , i cili i tregoi dy kartona të kuq.

Me karton të kuq së pari ndëshkohet Ansi Nika i Gjilanit pas një fërkimi me Lecin e Dritës në minutën e 16-të, ndërsa me karton të kuq ndëshkohet edhe Haxhineziraj në minutën e 45-të, pas ballafaqimit me Maganin e Gjilanit.

Hidromorava

Ndeshja kryesisht u zhvillua në gjysmë fushë pa raste shënimi, në pjesën e pare gjysmë raste shënimi kishin Hajdari i Gjilanit dhe Xhevdet Shabani, por gjuajtjet e tyre përfunduan jashtë portës.

Në pjesën e dytë, Gjilani kryesisht u mbrojt në zonën e saj, rast të mirë për Dritën kishte Bujar Shabani në minutën e 83-të, i vetmuar gjuan mbi portën e Gjilanit.
Fatin e derbit ka mundur në fund të ndeshjes ta vulos Nwabueze i Dritës i cili ishte përball Haxhihamzës por ky i fundit shpëton rrjetën e tij.

Trajneri i Gjilanit Gentian Mezani pas ndeshjes ka deklaruar.
“Që nga fillimi i ardhjes time në Gjilan e kam kuptuar nga tifozëria “Skifterat” që kanë kërkuar
fitore në këtë derbi, të dy tifozërit meritojnë komplimente, jam i kënaqur me këtë pikë duke marrë parasysh rrjedhën e lojës ndërsa ne u paraqitëm mirë në fazën defanzive”.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka theksuar.
“Mendoj në pjesën e dytë e merituam fitoren, patëm qarkullimin më tepër por nuk arritëm të jemi të rrezikshëm, nuk shënuam dhe kjo ishte çështje fati”.

Në javën e 27-të, Gjilani është mysafirë i Llapit, ndërsa Drita është nikoqire e Drenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.