United Hospital

Mikullovci: Uzurpuesit s’po e dorëzojnë shtetin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovci, thotë se nuk do të thërrasë seanca të Kuvendit pa u marrë vesh mes vete drejtuesit e partive politike, shkruan sot, gazeta Zeri.

Sipas tij, pas seancës të së enjtes, të cilën e kishte caktuar me kërkesë të koalicionit PAN dhe të cilët dje nuk ishin në gjendje ta propozojnë kandidatin për kryeparlamentar, qytetarët po e shohin qartë se kush po e bllokon shtetin. Këto komente Mikullovci i ka bërë gjatë një bisede të shkurtër për gazetën “Zëri”.

“Qytetarët e Kosovës në këtë seancë e panë se kush janë ata që po e bllokojnë shtetin. Ata njerëz nuk janë të gatshëm ta dorëzojnë shtetin, të cilin e kanë uzurpuar qe 18 vjet. Ata nuk kanë forcë ta bëjnë një gjë të tillë, por nuk i kanë as numrat në Kuvend”, tha Mikullovci.

Ky i fundit thotë se seancën e radhës të Kuvendit do ta thërrasë kur të merren vesh lëvizja “Vetëvendosje” me LDK-në.

“Unë do të pres se si do të merren vesh partitë mes veti. I thash Albinit dhe koalicionit LAA merruni ju vesh, bëni çfarë të doni. Atë moment që më njoftoni, unë e thërras seancën e radhës. Nuk e thërras seancën vetëm kur të më thotë ‘Vetëvendosja’, por kur të thotë edhe LDK-ja”, tha deputeti i “Vetëvendosjes”.

Uji Dea

Në seancën e djeshme kandidati i koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veseli, ka deklaruar se në momentin që “Vetëvendosja” i siguron 61 vota të deputetëve, mund të i formojë institucionet.

I pyetur për një deklaratë të tillë të Veselit Mikullovci shpreson që të paktën një herë drejtuesi i PDK-së ta mbajë fjalën.

“Kadri Veseli tha se në momentin që i bëni 61 vota-ulëse, ia pafshi hairin Qeverisë. Unë pres që ata të paktën një herë ta mbajnë fjalën”, u shpreh Mikullovci për “Zërin”.

Ai beson se “Vetëvendosja” do të mundë t’i sigurojë së paku 61 vota të deputetëve dhe sipas tij, ta propozojë kandidatin për kryeparlamentar dhe për kryeministër.

Sipas tij, PAN-i si koalicion i ka 39 vota dhe jo 60, ndërsa “Vetëvendosja” e vetme i ka 32 vota të deputetëve./Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.