Uji Dea

Premtuan, dështuan!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Enver Hoxhaj në emër të koalicionit PAN kishte kërkuar që seanca e Kuvendit të mbahet më 24 gusht (dje) me arsyetimin se në këtë ditë do ta zgjedhin Kadri Veselin kryeparlamentar. Por, pikërisht të enjten nga foltorja e Kuvendit ai pranoi se koalicioni nuk i ka numrat, duke rënë kështu në kundërshtim me premtimin e para tetë ditëve. Ai dje përsëri kërkoi një afat shtesë prej më shumë se dhjetë ditësh, shkruan sot, gazeta Zeri.

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, mezi kishte arritur ta bindë para tetë ditëve kryesuesin e seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovcin, që seancën e radhës ta caktojë më 24 gusht (dje) me arsyetimin se në këtë ditë do ta zgjedhin kryeparlamentar shefin e partisë së tij, Kadri Veselin.

Por, edhe në ditën kur kërkuan të mbahej seanca koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma) dështoi t’i sigurojë votat e nevojshme për konstituimin e Kuvendit, pasi që nuk arritën t’i bindin deputetët e AKR-së për t’i votuar, tek të cilët po i varin shpresat javët e fundit.

UBT

Ishte pikërisht Enver Hoxhaj ai i cili të enjten (më 24 gusht) nga foltorja e Kuvendit pranoi që ky koalicion nuk i ka votat e nevojshme të deputetëve, me ç’rast kërkoi përsëri më shumë se dhjetë ditë afat shtesë për ta caktuar seancën e radhës.

“Ne jemi të interesuar ta zbatojmë me çdo kusht rezultatin zgjedhor, nuk jemi për humbje kohe dhe zvarritje. Presim qe ky mandat i Kuvendit të Kosovës t’i adresojë të gjitha temat. Si koalicion që ka të drejtën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit kemi kërkuar kohë në këto javë të fundit, por jemi pjesë e politikës dhe gjërat funksionojnë ashtu. Në këto javë të fundit, por edhe sot, nuk e kemi pasur shumicën prej 61 deputetëve, prandaj kërkojmë më shumë se dhjetë ditë afat shtesë e më pak se dy javë”, ka thënë Hoxhaj.

Seanca e 24 gushtit, e gjashta me radhë në tentimin për konstituivin e Kuvendit pas certifikimit të rezultatit zgjedhor të qershorit, u karakterizua me përplasje të ashpra mes kandidatit të lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër, Albin Kurtit dhe kandidatit të koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veselit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.