ARKATANA

Vetëshpallen “të etur për pushtet”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Mejdi Sadiku – Kandidatët për kryetarë të Gjilanit, po e vetëshpallin veten të etur për pushtet. Hiç më larg se para dy muajsh u kandiduan për deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës, ndërsa tani po kandidojnë për Kryetarë të Gjilanit, që i bie direkt tradhti mbi votën e përkrahësve të tyre që ia dhanë për Kuvendin e Kosovës.

Kandidati për Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Sami Kurteshi, ai i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Zenun Pajaziti dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Rexhep Kadriu para dy muajsh kandiduan për deputetë të Parlamentit të Kosovës.

Me kandidimin e tanishëm për Kryetar Komune, këta e kanë shpallur veten “të etur për pushtet”, meqë i tradhtuan votuesit e tyre që i besuan që do t’i mbrojnë të drejtat e tyre dhe do të jenë zëri i tyre në parlament. Tani kandidojnë për Kryetar Komune, kinse nuk ka ndodhur asgjë dhe kërkojnë besimin e qytetarit në këmbim të tradhtisë.

Fundamenti

Në anën tjetër, Kryetari aktual i Gjilanit, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ai veçse shumë kohë me parë e kishte shpallur vetën me këtë epitet “i etur për pushtet”, kur e kishte lënë postin e Kryetarit e ishte bërë Ministër, ndërsa deri pak kohë më parë kishte deklaruar që nuk do të rikandidojë për Kryetar, ndërsa me të parë rrezikun e partive kundërshtare, ai rikandidoi, kështu duke kërkuar edhe ky besimin e qytetarit që ta zgjedh atë në mes të tjerëve që të gjithë që kanë tradhtuar qytetarin.

Përfundimisht Gjilanit i mungon një alternativë e re e cila do të sillte freski politike.

Autori është Zv. Drejtor i Qendrës së Aktivizimit të Rinisë (YAC).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.