Boronica zvogëlon shtresat yndyrore
Shkrirja e dhjamit në bel mund të jetë edhe një dobi tjetër e shëndetshme, të cilën e ofrojnë boronicat, kanë bërë të ditur shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit. Studimet e reja të zhvilluara në minj kanë treguar se ushqimi i pasur me boronicë ka ndihmuar në zvogëlimin e shtresave yndyrore në abdomen, yndyrë e cila është e lidhur edhe me sëmundjet e zemrës dhe diabetin, transmeton Gazeta “Zëri”.
Ky përfundim i përshkruan boronicës edhe një efekt tjetër pozitiv, krahas dobive të tjera si ulja e kolesterinës dhe ngritja e kontrollit të glukozës, edhe nëse ushqimi nuk ka qenë i duhuri për shëndetin e zemrës.
Hulumtuesit thonë se rezultatet kanë treguar se boronicat e pasura me antioksidues mund të ndryshojnë mënyrën sesi trupi krijon dhe i procedon glukozën ose sheqerin në energji, duke ulur kështu rrezikun edhe të sëmundjeve të zemrës dhe të diabetit./ZËRI


