Në Kllokot mërgimtarit i thyhet vetura, hajnat i marrin çantën me para e dokumente
Gjilan – Ankuesi shqiptar ka raportuar se derisa e kishte të parkuar veturën e tij “Mercedes”, me targa gjermane në parkingun e marketit “Rera – Com”, persona të pa njohur ia kanë thyer xhamin dhe nga vetura kanë vjedhur një çantë dore në të cilën kishte të holla rreth 320€, dhe një sasi ari në vlerë rreth 1300 € si dhe disa dokumente të identifikimit si : patentë shoferin dhe disa kartela bankare.
Rasti i referohet NJHK-së njoftoj Shaban Azizi./rajonipress/


