Veseli përplaset me Vetëvendosjen, Kurtin e quan Mao Ce Dun
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka drejtuar fjalë të ashpra ndaj Vetëvendosjes dhe ish liderit të tyre, Albin Kurtit.
Madje këtë të fundit e ka quajtur Mao Ce Dun. “Unë ty të shoh si një revolucionoar, shoku Mao Ce Dun, juve as që ju intereson se çka po ndodh në këtë kuvend. Këta e mbajnë shtetin peng.
E ka sulmu këtë Kuvend, e keni marr në qafë Astrit Deharin. Ju mundeni me bo shantazh por me neve nuk ju shitet, e me mu veçanërisht.”, është shprehur ai.
Veseli u ka bërë kërkesë partive politike jashtë koalicionit PAN që nëse i kanë 61 deputetë, të dalin dhe ta hedhin për votim kandidatin e tyre./Express/


