Fundamenti

Kurti: Jemi të hapur për çdo propozim tjetër për kryeparlamentar, me përjashtim të Veselit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Albin Kurti nga lëvizja Vetëvendosje tha se Kadri Veseli duhet të shohë a i ka votat në Kuvend dhe të mos bllokohen institucionet. “Salla është plotë, vëni në votim”, tha Kurti, duke shtuar se Kosova po humb shumë për shkak të vonesave në konstituimin e institucioneve.
Sipas Kurtit, Veseli nuk pati guxim të mandatohet për kryeministër, ndërsa tash nuk po guxon të dalë në votim as në Kuvend.

Kurti tha se gjendja në vend është shumë e rëndë, prandaj duhet të formohen sa më shpejt institucionet. Ai tha se janë të hapur për çdo propozim tjetër për kryeparlamentar, me përjashtim të Veselit.

Kurti tha se kryeparlamentari duhet të zgjidhjet njeri me kredibilitet dhe t’i hapim rrugë zgjidhjes së krizës në vend.

Mikullovci: Nuk kam kompetenca t’i përgjigjem kërkesave për shtyrje të seancës

E plotësuar: Pas deklarimit të përfaqësuesit të koalicionit PDK – AAK dhe Nisma (PAN), Enver Hoxhaj se ata nuk i kanë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ka folur edhe drejtuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci.

Ai përballë kërkesës se Hoxhajt që ta shtyjë në një periudhë prej dy javëve vazhdimin e seancës konstituive, ka thënë se nuk ka kompetenca të përgjigjet në kërkesën e koalicionit fitues.

“Unë për tri herë radhazi i kam pranuar kërkesat tuaja për takime konsultative”, ka shtuar Mikullovci.

Hoxhaj: Nuk i kemi numrat, na duhet më shumë kohë

E plotësuar: Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës në seancën konstituive para deputetëve të Kuvendit të Kosovës tha se janë të interesuar ta zbatojnë me çdo kusht rezultatin zgjedhor të 11 qershorit.

Ai tha se Kuvendin e presin vendime të mëdha dhe nuk ka kohë për zvarritje.

Hoxhaj para deputetëve tha se gjatë kësaj kohe nuk e kanë pasur shumicën dhe iu duhet më shumë kohë.

Uji Dea

Deputeti i PDK-së tha se ju nevojitet rreth dy javë kohë për konsultime shtesë.

Fillon seanca me një minutë heshtje për Bajram Rexhepin

E plotësuar: Ka filluar të mbahet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës me një minutë heshtje në nderim të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Të pranishëm në seancë janë edhe Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli. Gjithsej në seancë të pranishëm janë 94 deputetë.

Deputetët fillojnë të hyjnë në Kuvend

E plotësuar: Deputetët të Kuvendit të Kosovës tashmë kanë filluar të hyjnë në sallën e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në Kuvend i pranishëm është edhe Kadri Veseli.

Seanca është paraparë të fillojë në ora 10:00.

Sot vazhdon seanca konstituive

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00 për vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Seanca po mbahet me kërkesën e PAN-it, që doli në takimin e fundit konsultativ në mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryesuesit të seancës, Adem Mikullovci.

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka deklaruar dje në një konferencë për media se ekziston mundësia për mosmbajtjen e seancës, meqë sipas tij po synohet formimi i një qeverie gjithëpërfshirëse.

Telegrafi në bashkëpunim me RTV Dukagjinin do të t’ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në Kuvend në seancën konstituive.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.