Hidromorava

Kuvendi t’ia zgjerojë mandatin Speciales

/ 7 minuta lexim
ARKATANA

Themelimi i institucioneve shtetërore të shumëpritura pas zgjedhjeve nacionale, pra Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit, sikur e ka zvarritur edhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale. Nga njohësit e kësaj fushe vlerësohet se menjëherë pas konstituimit të Kuvendit do të duhej që të zgjerohej mandati i Gjykatës Speciale, në mënyrë që të trajtojë aferat e mëdha korruptive dhe krimin e organizuar të instaluar në institucionet e shtetit që e kanë kapur tepër keq shtetin, e të cilat nuk po guxon dhe po dështon t’i trajtojë drejtësia kosovare për një kohë të gjatë.

Ndaj është shtruar edhe çështja se a duhet bërë të qartë bashkësisë ndërkombëtare se “mafia e organizuar” në Kosovë është aq e fuqishme saqë nuk ka shanse që asnjë BOS i nivelit të lartë, qoftë nga politika apo nga mafio-oligarkia financiare, të hetohet e arrestohet e lëre më të gjykohet e të dënohet, që do të thotë se i vetmi shans për kosovarët dhe Kosovën si shtet në 10 vitet e ardhshme do të ishte zgjerimi i menjëhershëm i kompetencave të Gjykatës speciale, e cila do të merrej edhe me skandalet e përmasave qindra milionëshe e miliardësh, prej pas pavarësisë dhe deri më sot. Për atë se si arriti mafia në Kosove të blejë madje edhe ish-gjyqtarë të EULEX- it dhe ish-prokurorë të EULEX-it, duke mbyllur lëndë, e deri te marrja e vendimeve qesharake dhe të kundërligjshme, siç ishte rasti me ‘Z-Mobile’, sikur edhe në shumë afera e skandale të tjera, flet shkrimi në vijim.

Bosët e krimit shpëtuan

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se de-fakto drejtësia kosovare është sfiduar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni. Andaj, sipas tij, sigurisht se në këtë drejtim edhe misioni evropian për sundim të ligjit, EULEX, ka dështuar në përmbushjen e misionit të tij, pra në luftimin e krimit dhe korrupsionit, derisa ka rastisur që të blihen gjyqtarë e prokurorë nga mafia në Kosovë e këtij misioni ndërkombëtar dhe të mbyllen edhe lëndët pa i gjykuar rastet e rënda të skandaleve të mëdha dhe aferave të krimit të organizuar. “Nuk kanë treguar zotësinë e duhur gjykatat tona që ta luftojnë krimin dhe korrupsionin e pasluftës në Kosovë gjithashtu edhe vrasjet politike të pasluftës kështu që do të ishte e dobishme nëse gjykata speciale do të zgjeronte kompetencat e saja për ti hetuar edhe skandalet qindra milionëshe e miliardëshe që nga paspavarësia e deri më sot”, potencoi ai. “Duhet pranuar faktin se fatkeqësisht mafia e organizuar në Kosovë i ka sfiduar denjësisht drejtësinë, ligjin dhe shtetin, prandaj gjykatat tona nuk mund të pritet që t’i gjykojnë bosët e krimit të niveleve të larta, qoftë nga politika apo qoftë nga mafio-oligarkia”, u shpreh analisti Naim Kelmendi.

Ndërkombëtarët e përfshirë në skandale

Analisti Ali Hertica ka nënvizuar se situata aktuale politike tani për tani është duke e rënduar qytetarin, ngase në Kosovë asnjë institucion shtetëror nuk është duke funksionuar, pasi sipas tij koha është që grupet e bandave ekonomike kriminale po e zhvatin dhe plaçkitin qytetarin, duke filluar që nga ato qendrore deri tek ato lokale, duke shfrytëzuar këtë ngërç politik. “Andaj pas konstituimit të Kuvendit të Republikës, ku do të marrë mandatin Gjykata, duhet të ndërmarrë sa më shpejt hapa për të parandaluar të gjitha këto dukuri maratonike të një titaniku të zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar nga vetë politikëbërist në ekonomi, ku të gjithë thuajse janë të pangopur në këtë drejtim, pa e shikuar fare situatën sociale-ekonomike të qytetarit të përvuajtur, të aferave korruptive në të gjitha instancat e shtetit, duke filluar që nga gjykata dhe piramidat e shtetit”, theksoi ai. “Deri më tani asnjë gjykatës nuk pati guxim të marrë një hap drejt zbatimit të ligjit, siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës, por vetëm duke grumbulluar dosje që rrinë në sirtar të pluhurosura. Bashkësia ndërkombëtare e ka të njohur situatën për një shtet korruptiv në të cilin janë të instaluar banda plaçkitëse dhe zhvatëse të shtetit, por mos të harrohet se edhe nga vetë disa mbikëqyrës të bashkë- sisë ndërkombëtare dyshohet se janë të involvuar në këto grupe të inkriminuara të shtetit, sepse dihet botërisht se çfarë turpi ka bërë edhe vetë EULEX- i, duke i mbuluar skandalet milionëshe të keqpërdorura kur shumë miliona i vodhën nga ndërkombëtarët dhe u larguan pa i dhënë llogari askujt”, vijoi më tej Hertica. “Dyshohet pra se edhe ata janë të involvuar në disa skandale të tilla, kur e kemi skandalin më të freskët të ‘Z-Mobail’, ku kjo tregon se sa është e gatshme bashkësia ndërkombëtare ta ndalojë krimin e organizuar ekonomik në Kosovë”, spikati për gazetën “Kosova Sot”analisti Ali Hertica.

Hidromorava

Politika sundoi gjithçka

Analisti Arsim Haziri mendon se sigurisht që kishte me qenë e rëndë- sishme që pas konstituimit të Kuvendit të zgjeroheshin edhe kompetencat e Gjykatës Speciale, gjithnjë duke pasur në konsideratë aferat e m?dha dhe skandalet e eksponentëve të mëdhenj politikë. Sipas tij, skandalet e mëdha ekonomike, si dhe shkeljet e mëdha juridike, duke mos përjashtuar edhe fajet politike, janë arsyet thelbësore pse kjo gjykatëduhet të përshpejtojë dhe zgjerojë kompetencat e veta autoritative. “Kosova fatkeqësisht është nën pushtetin e rrjetit të padrejtë politik, rrjet i cili ka arritur ta politizojë çdo sferë me rëndësi publike dhe duke qenë e shtrirë kështu sot Kosova jonë po çalon së funksionuari në çdo resor. Prandaj është e rëndësishme njëkohësisht edhe shumë e domosdoshme që vendin të marrë në qeverisje një klasë e cila jetësohet dhe organizohet brenda konceptit nacional si dhe për avancimin e shtresës sociale”, u shpreh ai. “Si misioni ndërkombëtar ashtu edhe ai evropian janë dëshmuar se gjenden nën funksionimin dhe shërbimin e sferës politike, sferë e cila gjithnjëë e më shumë sjellë favore për eksponentët politikë. Andaj përshpejtimi dhe zgjerimi i kompetencave të Gjykatës Speciale konsideroj se i kontribuon avancimit të gjendjes se brendshme, gjendje e cila mund të prodhojë politika nëfavor zhvillimit dhe prosperimit. Si UNMIK- u ashtu edhe EULEX-i kanë qenë misione për kompetenca ekzekutive dhe prej kohës që janëorganizuar më shumë njihen për dështime sesa për përmbushje të obligimeve specifike. Kjo gjykoj se është për shkak të ndikimit të madh politik dhe manipulimit që e kanë realizuar”, deklaroi për gazetën “Kosova Sot” analisti Arsim Haziri.

Krimi më i madh me fondet e luftës

Profesori universitar Nexhmedin Spahiu ka nënvizuar se të gjitha krimet e luftës kanë të bëjnë me 3- përqindëshin ose me ‘Vendlindja thërret’, kështu që sipas tij krimet ekomomike dhe ato politike janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe është e pamundur që të izolohen disa raste prej rasteve të tjera. “Andaj besoj që Gjykata Speciale do të merret me të gjitha krimet e asaj periudhe, të cilat kanë lënë pasoja edhe të mëtutjeshme në jetën politike e shoqërore të vendit”, është shprehur Spahiu. “Patjetër që do të duhej të merrej Gjykata Speciale edhe me të gjitha aferat e tjera, pasi janë të ndërlidhura të gjitha”, spikati për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar Nexhmedin Spahiu.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.