Uji Dea

Ramiz Krasniqi: Po punojmë me të gjitha kapacitetet që i posedojmë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, së bashku me homologët e tij, Nazmi Ramën dhe Fuad Karabegun, nuk kanë të ndalur. Ata kanë grumbulluar futbollistët më të mirë që i kanë në dispozicion, duke i seleksionuar në çdo detaj për të qenë më të përgatitur për kualifikimet e Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet në Finlandë në vitin e ardhshëm.

Përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, edhe pse në radhët e tij ka futbollist të moshës së re, ai ka përzgjedhur 23 futbollist që kundërshtarët e miqësoreve të jenë skuadra të forta, për të pa nga afër se sa është kapaciteti i futbollistëve të tij.
“Në dispozicion kam 23 futbollist, po zhvillojmë ndeshje miqësore me klube të forta për të parë nga afër se sa mundemi t`i përballojmë intensitetit të lojës me kundërshtar të fort, pavarësisht që jemi me grup mosha U19”, shprehet Krasniqi.

Krasniqi me stafin e tij në përgjithësi janë të kënaqur me futbollistët e tyre, por tek një pjesë e futbollistëve vërehet pushimi i gjatë veror.
“Me të madhe po vërehet pushimi i gjatë veror tek futbollistët pasiqë klubet e tyre një kohë të gjatë kanë pushuar pas përfundimit të kampionatit, por ne jemi këtu me gjithë stafin t`i korrigjojmë këta futbollist dhe këtë do t’ja arrijmë së bashku, për këtë arsye në këtë tubim të futbollistëve më tepër kemi kërkuar të shohim edhe njëher përfundimisht se cilët janë ata futbollist të cilët do t’na përfaqësojnë në eliminatorët e Kampionatit Evropian i cili do të mbahet në Austri”.

Eco Higjiena

Krasniqi ka bërë të ditur se ky është tubimi i fundit ku çdo futbollist gjerë më tani ka mundur ti shpall cilësitë e tija, pasi kanë pasur rast të dëshmohen.
“Pas këtij grumbullimi do të bëjmë analizat me stafin tim ku do ta reduktojmë numrin në 20 futbollist, por do t’ju japim rastin edhe grupit të dytë i cili do të grumbullohet me 11 e 12 shtator dhe mundet shumë lehtë ndonjë futbollist i këtij grupi të ftohet në listën përfundimtare do të thotë gjithçka varet nga ata se si do ta shpalosin potencialin e tyre në stërvitje dhe në ndeshjen miqësore të cilën do ta kenë”.

Regjistri final i futbollistëve me stafin U19 do të bëhet me 25 shtator.
“Me 25 shtator do të jetë lista përfundimtare, këta futbollist do të vendosen në një kamp dhe menjëherë do të udhëtojmë drejt shtetit të Austrisë për ti zhvilluar tri ndeshje, jam shumë optimist se do të kthehemi kokën lart megjithëse do të jetë e vështirë pasiqë kundërshtarët tanë janë jashtëzakonisht të fort”, ka theksuar përzgjedhësi i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi.

Kosova është në grupin e 6, ku bëjnë pjesë edhe Austria, Izraeli dhe Lituania, ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Austri. Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon me nikoqirin Austrinë me 3 tetor, me 6 tetor do të takohet me Izraelin ndërsa me 9 tetor me Lituanin./sylejman ismajli/rajonipress/