UBT

Haradinaj: Nesër mund të mos mbahet vazhdimi i seancës konstituive

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në një konferencë për media deklaroi se ekziston mundësia reale që nesër të mos mbahet vazhdimi i seancës konstituive.

Haradinaj tha se janë në konsulta të vazhdueshme me të gjithë të interesuarit që duan dalje nga kriza institucionale, edhe me AKR-në e Behgjet Pacollit.

“Po më vjen keq për kohën dhe shtyrjen që ka ndodh deri më tani, nuk ndihem mirë që po ndodhin këto shtyrje, tjetra është se jemi ende në përpjekje që nesër të jemi në seancë por ekziston mundësia reale që të mos mundemi të fillojmë…”, ka thënë Haradinaj.

Uji Dea

Ai tha se tani nuk janë në pyetje numrat e deputetëve, por mundësia për të krijuar një qeveri gjithëpërfshirëse.

“Nuk po bëhet fjalë vetëm për 61 deputet, sepse ndoshta ishim në punë sot. Arsyeja është pse po shkojmë në këtë rrugëtim të tillë dhe po marrim më shumë kohë për një qeveri gjithëpërfshirëse, një qeveri e aftë me iu bë ballë temave që e presin në vend dhe është interes i vendit’, ka thënë Haradinaj.

Ndryshe, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci ka caktuar për nesër vazhdimin e seancës konstituive me kërkesë të PAN-it. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.