United Hospital

Vaj ulliri dhe lëng limoni, kura që po i çmend të gjithë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kombinimi i limonit me vajin e ullirit janë një kombinim i famshëm për të stimuluar dobësimin.

Këta dy përbërës natyralë ndihmojnë trupin tuaj të nxjerrë të gjithë toksinat juaj nëse konsumoni një gotë çdo ditë.

Përveç përfitimeve të brendshme që sjell kjo pije, ju mund ta përdorni edhe për trajtime të jashtme.

Limoni dhe vaji i ullirit janë një mënyrë shumë efikase edhe e trajtimit të problemeve me lëkurën.

AgroWeb ju sugjeron një mënyrë të trajtimit të lëkurës me anë të këtij kombinimi perfekt.

Vaji i ullirit është i mbushur me antioksidantë si vitamina A dhe E.

Ndihmon në pastrimin dhe rikuperimin e fytyrës së dëmtuar nga aknet, dielli, tymi i cigareve apo faktorë të tjerë të jashtëm.

Vaji i ullirit funksionon si një zbutës natyral, duke i lënë poret tuaja të pastra që mban larg krijimin e akneve.

Është i këshillueshëm për fytyra delikate pasi do t’i japë fytyrës tuaj një ndjesi pastërtie dhe butësie të mrekullueshme.

Lëngu i limonit është një ilaç natyral që ndihmon në mbylljen e shenjave që shkaktojnë aknet.

Ngjyra e lëkurës tuaj do të jetë më e bardhë dhe më e ndriçuar për shkak se limoni do t’ju sigurojë një pastrim të thellë të saj.

Mobi Casa

Përzierja e këtyre dy përbërësve do t’ju japë efektin që dëshironi.

Përbërësit

2 lugë gjelle me vaj ulliri

2 lugë gjelle me lëng limoni

Përgatitja

Kombinoni dy përbërësit në një enë të vogël dhe trazojini mirë.

Aplikojeni në fytyrë të pastër dhe në qafë duke shmangur zonën poshtë syve.

Lëreni të veprojë për 25 minuta, gjatë kësaj kohe sigurohuni që të vendosni një peshqir rreth qafës për të evituar ndotjen e rrobave nga maska.

Më pas lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe thajeni me kujdes me një peshqir të butë.

Më pas aplikoni kremin tuaj të përditshëm hidratues.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.