Hidromorava

Para seancës së 24 gushtit, Behgjet Pacolli ka vetëm një kërkesë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca Kosova e Re insiston që partitë politike, para seancës konstituive të ulën dhe bisedojnë për një bashkëqeverisje.

AKR nuk ka mohuar bashkëpunim me PAN duke thënë se janë për një qeveri gjithëpërfshirëse, mirëpo, kanë thënë se Presidenti Behgjet Pacolli është jashtë vendi dhe nuk ka zhvilluar ndonjë takim, shkruan Indeksonline.

Fatmir Matoshi, kryetar i Komisionit Zgjedhor në Aleancën Kosova e Re, ka thënë se Behgjet Pacolli nuk dëshiron pozita, por qeveri gjithëpërfshirëse.

“Jemi duke insistuar dhe duke ju bërë thirrje partive politike, të ulën dhe të bisedojmë për një Qeveri gjithëpërfshirëse. Nuk po kërkojmë pozita apo ministri, por po kërkojmë një qeveri gjithëpërfshirëse” ka thënë Matoshi për Indeksonline.

Mobi Casa

Matoshi, me tutje ka thënë se Behgjet Pacolli është jashtë vendi dhe se nuk ka ndonjë takim.

“Presidenti nuk është në Kosovë, sonte kthehet. Sa kam informacion nuk ka pasur asnjë takim. Po ju apelojmë partitë politike, të bisedojmë edhe njëherë dhe të krijojmë një qeveri të përbashkët”, ka thënë Matoshi.

Më 24 gusht do të zhvillohet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.