Fatmir Selimi del me dy libra rreth shqiptarëve të Turqisë
Gjilan – Tashmë janë botuar librat “Me shqiptarët e Turqisë (V)” dhe “Me shqiptarët e Turqisë VI” të autorit Fatmir Selimi.
Fatmir Selimi është njëri nga njohësit e rrallë të shqiptarëve të Turqisë meqë ai me vetë iniciativë i ka vizituar ata në vende të ndryshme, ka përshkruar jetën e tyre, ka ofruar fakte dhe argumente të shumta për shqiptarët e atjeshëm.
Dy librat e tij flasin dhe japin argumente të shumta për organizimin e shqiptareve të Turqisë, flasin dhe na bëjnë të kuptojmë se shqiptarët e Turqisë janë diaspora më e pastër shqiptare.
Dy librat e Fatmir Selimit i cili me profesion është radiolog flasin për udhëpërshkrimin e tij të realizuar nëpër vende të ndryshme të Turqisë.
Selimi me fotografi të shumta nga tereni, me përshkrime të hollësishme për familjet shqiptare ka përshkruar vizitat e realizuara në qytetin e Bursës, Izmir, Inegol, Stamboll dhe në qytetin e Bafrës të Detit të Zi./rajonipress/


