Eko Higjiena

Në Konventën madhështore të LDK’së, Lutfi Haziri nominohet kandidat për kryetar të Gjilanit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas mbajtjes së konventave programore të Forumit të Gruas, Forumit të Rinisë, nëndegëve, grupit të këshilltarëve e komisioneve të degës të hënën, sot Lutfi Haziri, nënkryetar në nivel qendror i LDK-së, ka marrë mbështetje të fuqishme në tubimin madhështor të degës së kësaj partie në Gjilan, për t’i prirë Komunës edhe në katër vitet e ardhshme.

Para strukturave të LDK’së, kryetari Haziri ka shprehur falënderim për këtë përkrahje masive, ndërkaq për kundërkandidatët përcolli mesazhe të forta.

“Dy partitë rivale në Gjilan dalin me kandidatura ‘herë unë e herë baci’ sepse janë parti të kushërinjve, të djemve të axhës. Kjo logjikë kurrë nuk ka pasur vend në LDK sepse ne jemi parti e vlerave dhe e konkurrencës, e jo e familjarizmit. Ata paralajmëruan befasi duke aluduar në njerëz të rinjë, por paraqitën kandidatura që janë më të vjetër se unë në moshë. Nga kjo sallë, unë rivalëve iu ofroj ndershmëri politike, por qysh ta lypin, kemi me ua kthy”, tha Haziri.

Haziri tha se LDK e ka për bazë besimin në Zot, familje e atdhe, duke thënë se dëshirojmë që familjen gjilanase ta bëjmë sinonim i familjes së mirë në shtet.

Haziri ka folur para të pranishmëve edhe për atë se si e ka gjetur Komunën e Gjilanit me të marrë mandatin.

“Besoni ose jo, Komuna ka qenë si ‘shitore e thyer’. Me borxhe mbi 9 milionë, me buxhet për investime për gjynah, pa asnjë investitor. Ne kemi arritur t’i shlyejmë shumicën e borxheve, kemi krijuar disiplinë buxhetore dhe kemi funksionuar me ‘dietë të ashpër në shpenzime. Gjatë kësaj periudhe qeverisëse kemi e kemi kthyer kujdesin e Prishtinës, Tiranës e qendrave të mëdha europiane, duke lidhur partneritete në investime për projekte multimilionëshe”, tha Haziri.

Fundamenti

Duke përmendur investimet e mëdha në bujqësi, arsim, shëndetësi, infrastrukturë e resorë tjerë, Haziri tha se LDK ia ka kthyer dinjitetin qytetarëve të Gjilanit. Ai tha se është shumë i rëndësishëm fakti që ka pasur barazi sa i përket investimeve në qytet dhe fshatra.

“Fillimisht, po ju them se me subvencionet për bujqësi, i kemi forcuar familjet bujqësore gjilanase. Ndërsa, sa i përket programit të katërshes infrastrukturore, jemi tashmë në përfundim. Po ashtu, lumi “Mirusha” në konsultim me banorët po përfundohet dhe po bëhet një shetitore e mirë, ndërsa shumë shpejt fillojmë me ndërtimin e shtratit të “Stanishorkës”. Hyrje-dalja Gjilan – Bujanoc është përfunduar, është duke u punuar ajo Gjilan-Ferizaj, ndërsa ajo Gjilan-Prishtinë do të nis shumë shpejt. Dhe në fund, është Autostrada Gjilan-Prishtinë, ku brenda pak javësh do të shpallen punimet. Këto janë veç projekte kryesore, duke mos i përmendur qindra projekte të tjera”, tha Haziri.

Nënkryetari i LDK’së ka shfaqur besimin se gjilanasit do t’i ofrojnë mbështetje plebishitare për t’i vazhduar punët e hajrit.

Me pietet në këtë tubim kanë folur edhe personalitetit e degës, Lirije Kajtazi, Valentina Bunjaku Rexhepi, Imet Rrahmani, Ramiz Ramadani, Avdyl Aliu dhe Rina Ahmeti.

Ndërkohë, në këtë tubim u tha se Dega e LDK’së në Gjilan do të organizoj takime në çdo lagje e fshat për t’i marrë kërkesat e qytetarëve dhe për t’i inkorporuar në programin qeverisës për katër vitet e ardhshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.