Hajnat dështojnë të vjedhin në një shtëpi gjilanase
Gjilan – Një vjedhje e rëndë në tentative ka ndodhur në Gjilan. Sipas policisë ankuesi shqiptar ka raportuar se në dy shtëpitë e tij, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritareve, kanë demoluar nëpër dhoma, por nuk kanë arritur të vjedhin asgjë. Rasti procedohet në NJHK.
Në Gjilan ankuesi shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur, para hyrjes së shtëpisë i janë vjedhur katër palë mbathje sportive në vlerë të përgjithshme rreth 250€. Rasti procedohet në NJHK njoftoj Shaban Azizi nënkolonel dhe zëvendës drejtor në Gjilan./rajonipress/


