Fundamenti

Gratë e Gjilanit do të jenë sërish promotori i fitores plebishitare të Lutfi Hazirit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet lokale, Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan, ka mbajtur sot konventën e Forumi të Gruas me strukturat e saj, për të vazhduar me Konventën e Rinisë dhe tetë komisioneve të Degës. Qëllimi kryesor i këtij takimi ka qenë diskutimi për listën zgjedhore dhe tashmë të nominuarit për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Në këtë Konventë, FG i LDK-së i ka dhënë mbështetje maksimale Lutfi Hazirit për t’i prirë procesit të fitores së madhe në zgjedhjet lokale.

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, njëherit deputete në Parlamentin e Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se nuk ka diskutim se gratë gjilanase do të jenë sërish promotori kryesor i fitores së madhe të Lutfi Hazirit më 22 tetor.

Uji Dea

“Sot u dëshmua se gratë e Gjilanit do ta mbështesin maksimalisht kandidatin tonë për kryetar, liderin me përmasa europiane, Lutfi Haziri, i cili e ktheu vëmendjen e Prishtinës, Tiranës dhe të gjitha qendrave të mëdha botërore kah Gjilani sa i përket investimeve. Por, i rëndësishëm është fakti se kryetari Haziri i ka dhënë përparësi punësimit të grave”, tha ajo.

Në këtë takim u theksua fakti se në LDK-në e Gjilanit mbretëron uniteti, bashkëpunimi dhe fryma e fitores, e cila do të jetë edhe më madhështore se në vitin 2013.

Ndryshe, të martën në ora 17:00 mbahet konventa e madhe e të gjitha strukturave të partisë në teatrin e qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.